Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës gjatë një kontrolli për drogë të zhvilluar në Himarë.
Gjatë operacionin antidrogë të koduar “Their home”, në kontrollin e banesës së Spiro Gjokës në Himarë dhe kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike.
Në katin e parë të banesës së këtij personi, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike në formë boçesh e llojit kanabis sativa, e cila ishte vendosur në 3 fuçi plastike.
Pas peshimit, pesha totale rezultoi prej 42 kilogramë e 900 gramë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë dy babë e bir.
1- Kristo Gjoka, 52 vjeç, banues në Himarë.
2- Spiro Gjoka, 29 vjeç, banues në Himarë.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë në ngarkim të tyre për akuzën e “prodhimi dhe shitjes së lëndëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.