Drogë në lokalet e natës e tallava,policia kap me kokainë 25-vjeçarin

505
Sigal

Një 25- vjeçar ra në prangat e policisë pasi iu gjetën disa doza kokainë në një lokal tallavaje.

Policia u vu në lëvizje pas informacioneve se në lokalet e Shkozetit shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike.

Në momentin e arrestimit, 25- vjeçari E.K. po konsumonte kokainë pasi iu gjetën edhe një kapak metalik me mbetje të kokainës e kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar.

Pronari i lokalit S.M. 27 vjeç me banim në Durrës,  do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale ” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, ku personi E.K. do të dënohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .