Drogë në çantën e ushqimeve, nëna tentoi t’ja fusë djalit në burg

470
Është zbuluar në Institutin e vuajtjes së dënimit në Peqin, ku nëna e Drino Xhelos, 25 vjeç banues në Tiranë i ka dërguar djalit të saj çantën me ushqime. “Gjatë një kontrrollit të bërë nga I.E.V.P Peqin, në çantën e ushqimeve të dërguara nga nëna e tij, iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva” informon policia e Elbasanit.
Nga veprimet e para hetimore, sasia e gjetur, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë ka filluar dhe proçedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetases F.F vjeç 58, banuese në Tiranë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal