Drogë në banesën e 44-vjeçarit, policia e kap mat me kunatën në Tiranë (Emrat)

545
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit janë Ndriçim Kuka dhe Bukurie Fejza, përkatësisht 39 dhe 44 vjeç.

Pas një operacioni të zhvilluar në banesën e Ndriçim Kuka, u gjetën 21 kg kanabis. Gjithashtu atyre iu sekuestruan edhe 2 armë, 1 pushkë dhe 1 pistoletë.

Po ashtu policia ka mundur të sekuestrojë disa bimë kanabis të fshehura në kopshtin e mbjellë me misër.

Për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake. Policia sqaron se Ndricimi eshte burri i motres se Bukuries. Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa, – disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Canabis Sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza, – 1 armë zjarri tip pushkë, – 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.
Sigal