Drogë Itali-Shqipëri, Shkatërrohet grupi kriminal me 19 persona, mes tyre edhe një korrier shqiptar

455
Katania- Operacioni i Policisë italiane i emërtuar “Jonika Way” coi mëngjesin e sotëm në arrestimin e anëtarëve të një grupi kriminel droge mes Italisë e Shqipërisë. Marijuana e ardhur nga Shqipëria e kokaina nga Kalabria janë dy kanalet e lëndëve narkotike që kanë cuar policinë italiane të Katanias në arrestimin e 19 personave.
Një vend të rëndësishëm në këtë trafik droge luante korrieri shqiptar Mondi Shyti i datëlindjes 1974 , i njohur me pseudonimin “Rajmondo”. Ai realizonte kontaktet e trafikantëve katanez me fornizuesit e marijuanës nga Shqipëria, e cila vinte me anë të detit.
Kjo organizatë kriminale drejtohej nga dy vëllezërit sicilian Vito e Michele Musumeci.
Suksesi i operacioni “Jonika Way” u bë e mundur falë rrëfimit të dy të penduarve të drejtësisë italiane Gaetano Musumeci e Natale Cavallaro, që zbardhën këtë trafik të rëndësishëm droge mes Shqipërisë e Kalabrisë.
Marijuana e kokaina trafikohej mes Shqipërsië e Sicilisë, Sicilisë e Kalabrisë.
Sigal