Dy punonjës të Policisë së Pukës janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe kultivim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Bib Luka dhe Gjergj Dodani. Ata u arrestuan pas hetimeve nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Dy policët e arrestuar raportonin të dhëna të rreme për kultivimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin.