Drogë dhe armë pa leje në banesë, arrestohet inspektori i policisë. Emri

434
Një efektiv policie në Delvinë, është arrestuar nga SHÇBA, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike si dhe armë pa leje.

Rreth orës 18:00 të së hënës, SHÇBA vuri në pranga punonjësin e policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina.

Arrestimi u krye për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.

“Nga kontrolli i ushtruar ne banesën në pronësi të Mehmetit dhe ambienteve përreth saj, u gjeten dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 qese e dyshuar me lëndën narkotike Cannabis Sattiva me peshë 118 gram dhe 1 armë zjarri model 56 kalibri 7.62 mm”, njofton policia.

Kontrolli u krye mbi bazën e informacioneve dhe materialeve te referuara nga ana e SHÇBA-se Vlore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për hetime të mëtejshme.
Sigal