Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

476
Sigal

Autoritetet policore italiane në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria dhe zbarkon në brigjet pulieze. Në një intervistë për “La Gazeta de Mezogionio” në Itali Komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Guardia di Finnacës në Bari, Mauricio Muskara thotë se, nuk gjen dot fjalë për të përshkruar fenomenin që po përhapet në gjithë territorin italian, fenomen që sipas tij, ka nisur vite më parë. Ai thotë gjithashtu, se rritja e këtij fenomeni ka forcuar monitorimet dhe kontrollet nga ana e policisë italiane për të zbuluar rrugëtimin e trafikantëve nga dy vendet. “Nuk i përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”,- thekson Kolonel Muscara. Sipas tij, marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme, por dhe me anije të mëdha. Madje, arrijnë të udhëtojnë dhe në kushte moti të vështira dhe të pafavorshme. Substancat narkotike në tonelata shkarkohen në brigjet e Barit dhe Foxhias me gjithë bregun e Pulias që është më pranë bregut shqiptar, për t’u shpërndarë më pas në gjithë Italinë, duke synuar veçanërisht veriun e Italisë Lombardinë, Veneton, Emilia Romagnën dhe Toskanën. Por gjithçka, sipas tij, duhet të hetohet dhe në nivel ndërkombëtar