Droga në Velipojë/ Kapet dhe një tjetër i kërkuar, ja kush është (Emri)

542
Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim pas drogës së sekuestruar pak ditë më parë në Vilon të Velipojës. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan rreth 1502 kilogram kanabis, u arrestuan 5 persona si dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, ku njëri prej tyre është arrestuar sot. Në pranga ka përfunduar Gjovalin Ndoj, 44 vjeç, banues në Lezhë.
Njoftimi i policisë i datës 11 nëntor:
Operacion antidrogë i koduar “Viluni beach”. Sekuestrohen rreth 1.5 tonë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prejt tyre është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Përshëndetje,
Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Viluni Beach”.
Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit:
J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.
Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.
Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet .
Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”, me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.
Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në atomjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë.
Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 1502 kg.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1.Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.
2. Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.
3.Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë
4. Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.
5. Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim:
1.F.M, 32 vjeç, banues në Përmet
2.J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.
3. GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë ( i arrestuar sot)
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Sigal