Droga në Poliçan, vëllai i kryebashkiakut udhëhiqte grupin kriminal

471
Gjykata e Beratit pritet të japë nesër masën e sigurisë për grupin e vëllait të kreu të bashkisë Poliçan, që u kap me 19 kg marijuanë. Mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për Artur Zotkajn dhe të arrestuarit e tjerë të grupit. Kërkesa e prokurorisë është depozituar në Gjykatën e Beratit këtë të diel. Prokuroria kërkon mbajtjen e të akuzuarve në burg deri në përfundim të hetimeve, pasi kemi të bëjmë me arrestim në flagrancë. Hetimet për grupin e Zotkajt nisën më 9 shtator dhe u mbyllën më 17 shtator, ku Forcat Speciale dhe agjentët e antidrogës kanë arrestuar vëllanë e kryebashkiakut. Përgjimet dhe ndjekja operative në teren ka zbardhur të gjithë planin e këtij grupi kriminal, që zotëronte sasinë e drogës. Në këtë grup është i përfshirë dhe një shtetas Italian me emrin Fabricio. Policia ndërhyri duke sekuestruar lëndën narkotike në momentin që po përpunohej në një ambient biznesi në lagjen “Xhenio” në qytetin e Poliçanit, që është në pronësi të Artur Zotkaj.
Sigal