Droga në Kapshticë, nis hetimi për stafin e kompanisë së autobusëve

622
Policia e Korçës ka nisur hetimet për kompaninë e linjës se autobusëve ku u sekuestruan 2 kg heroinë.
Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se Policia e Korçës ka nisur hetimet për stafin e kompanisë.
Po kështu edhe SHKÇB vijon hetimet ndërsa sot u pezulluan nga detyra përgjegjësi i turnit, 3 punonjës te shërbimit si dhe Edmond Çela, shef i hetimit te krimit. Droga u sekuestrua nga policia greke në një autobus të linjës Shqipëri-Greqi ditën e djeshme, në doganën e kufirit të shtetit grek.
Sigal