Droga në kamion me kastraveca, nga Durrësi do të ikte në Itali

75
Plot 705 kg drogë është fshehur mes ngarkesës me kastraveca në kamionin me destinacion Italinë.

Kamioni u ndalua në portin e Durrësit mbrëmjen e 6 qershorit 2017. 

“Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner”

Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informoi policia e shtetit.
Droga e fshehur në arka dhe u konstatua gjatë kontrollit në vijën e dytë.

“Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.” informon policia e Durresit 

Eshte ndaluar dhe shoferi i kamionit, shtetas maqedonas. Pas peshimit rezultoi se droga e e sekuestruar ishte me peshë 705 kg. 
Droga do të trafikohej drejt Italisë përmes tragetit të Barit. Po punohet për zbardhjen e destinacionit dhe zbulimit të organizatorëve të këtij trafiku.

Porti i Durrësit edhe më parë është përdorur si rrugë trafiku të kanabisit drejt Italisë, gjë që është bërë shkak edhe për shkarkime masive në radhët e policisë së portit.