Droga në Babicë/ Përfundon takimi i Adriatik Llallës në Vlorë, kryeprokurori niset drejt Lushnjes

553
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, mbërriti me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Kjo lëvizje e kryeprokurorit erdhi pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi prej 4 ton në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.
Llalla u prit nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit u diskutua edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.

Në këtë takim, kryeprokurori Llalla u shoqërua nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. Pak më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, paralajmëroi shkarkime në Policinë e Lushnjes ashtu si dhe në atë të Elbasanit.
Sigal