Droga e paketuar në thasë plastmasi me vakum do trafikohej në Itali

524
Një sasi prej 86 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Kurtaj”

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Altin Shyti, 36 vjeç dhe Teli Shyti, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

“Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 86 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në dy fuçi plastike dhe në 5 thasë plastmasi me vakum.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip Toyota me targa AA 326 KE si edhe 1 motorçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri” informon policia e Fierit

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip Toyota me targa AA 326 KE si edhe 1 motorçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda narkotike që u gjet në qeset e vakumit, ishte e përgatitur me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit, me destinacion Italinë” informon policia e Fierit

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Altin dhe Teli Shyti për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga Nenet 283, 283/a, 141/a dhe 278/2 të Kodit Penal.
Sigal