Droga e kapur dje në Korçë, policia arreston dy të persona, dy ende në kërkim

450
Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi një ditë më parë iu gjetën 722,5 kg kanabis sativa në fshatin Velçan. Gjatë operacionit të policisë, një ditë më parë u sekuestrua bima narkotike në formë boçeje të futur në dy thasë, ndërsa në pranga u vu Kristiano Tota. Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruar edhe tre armë zjarri.

Duke përfituar nga terreni i thyer malor, katër persona të tjerë kanë mundur t’i largohen policisë, por ditën e sotme janë arrestuar dy prej tyre. Në pranga janë vënë Mikel Çyçllari 21 vjeç dhe Mirsen Zaçellari 26 vjeç, ndërsa vijojnë ende kërkimet për shtetasit G.L, 38 vjeç, dhe XH.S, 18 vjeç.
Sigal