Dritan Dajti do të rigjykohet edhe një herë

563
Sigal

Dosja e Dritan Dajtit do të rigjykohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë, e cila shqyrtoi ankimimin e Prokurorisë për vendimin e dhënë në dhjetor të 2014, po nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Renda. Kjo e fundit pati kthyer për rishqyrtim dosjen e Dajtit në shkallen e parë. Sot lidhur me këtë ankimim, Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda dhe urdhëroi rigjykimin e dosjes së tij po nga Gjykata e Apelit.