Drita kërkon pafajësi, Apeli: 5.4 vite burg

493
Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda kërkon rikthimin në burg të ish-kreut të komunës Bërzhitë, Genci Drita dhe rrëzon kërkesën e tij për pafajësi duke lënë në fuqi dënimin me 5.4 vite burg.
Drita është dënuar në muajin korrik nga Gjykata e Shkallës së Parë me 5.4 vite burg nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës” ndërsa së bashku me të në pranga ra dhe ish-financieri i komunës, Armando Burri.
Ish komunari i Partisë Demokratike në Bërzhitë u gjykua në gjendje të lirë në Shkallë të Parë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. 
Sigal