Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin me dy viktima ishte problematik

494
Sigal

Amarildo Çalamani, drejtuesi i makinës i cili shkaktoi aksidentin me dy viktima në Roskovec të Fierit ka qenë një person problematik në drejtim të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga një verifikimi në sistemin e-gjoba rezulton se ai është drejtues, i cili është ndëshkuar me 10 masa administrative

Konkretisht:

3 masa për parakalime të gabuara brenda vitit 2018,

2 masa për përdorim celulari,

1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim të lejedrejtimit në 2017

dhe nje masë për mungese kontrolli teknik.