Drejtorit të Policisë Pyjore Durrës arrestohet, shiste lëndë drusore të bllokuar

501
Policia ka arrestuar drejtorin rajonal të policisë pyjore në Durrës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre duke iu shitur lëndë drusore në mënyrë të jashtëligjshme, pa liçencë dhe pa kasë fiskale personave të tjerë.
Policia deklaron se “në pranga u vu Artur Baku 42 vjeç nga Tirana, i cili në bazë të hetimeve, ka rezultuar se pasi bllokonte lëndët drusore në pikën e bllokimit në vendin e quajtur lagjia”Grumbullimi” Fushë- Krujë u’a shiste personave të ndryshëm duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk dispononte liçensë apo kasë fiskale për shitjen e tyre.”
Arrestimi i Bakut u bë pas kapjes së një 24 vjeçari nga Fushë Kruja me lende drusore, të cilin e kishte blerë për picerin e tij. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se drute i kishte marrë në pikën e bllokimit të pyjores në lagjen” Grumbullimi” me lejën e drejtorit të Policisë Pyjore.
Artur Baku ia shiti drute një 24 vjecari nga Fushë Kruja
“Një ditë më parë Patrulla e Përgjithshme ka arrestuar në flagrancë Lirim Ndregjonin, një 24-vjecar nga Fushë Kruja, i cili u kap me lëndë drusore të ngarkuar në një furgon me targa KR 6809 K pa dokumentacion përkatës, duke i shkarkuar në picerinë e tij. Gjatë marrjes në pyetje 24 vjecari ka deklaruar se lëndën drusore e kishte marrë në pikën e bllokimit të pyjores në lagjen” Grumbullimi” Fushë Krujë me lejen Artur Bakut, drejtorit të policisë pyjore.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shpërdorimi i detyrës”.
Sigal