“Drejtori i OSHEE-së në Shkodër punëson vajzat në këmbim të seksit”

489
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast skandaloz ku drejtori i OSHEE-së në Shkodër punëson femrat në këmbim të seksit. Lidhur me këtë skandal Berisha është informuar përmes mesazhit të dërguar nga një punonjës, i cili i ka renditur edhe disa shkelje të tjera nga drejtori i OSHEE-së në këtë qytet. Punësimi i femrave në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale është kthyer në një fenomen që godet veshin jo rrallë herë, ndërkohë për frenimin e kësaj shkeljeje nevojitet marrja e masave parandaluese nga ana e organeve kompetente.
Qytetari dixhital denoncon:
Drejtorin e OSHEE Shkodër për mbifaturim të mijera qytetarëve, gjobvënie të bizneseve dhe standarde morale të rilindësve të Edivinit! Për më shumë lexoni mesazhin e punonjësit të OSHEE të Shkodrës.
“Miredita z.Sali Berisha un qe te shkruaj jam nje punonjes i OSHEE Shkoder dhe doja te ju tregoja per Drejtorin Rajonal te Komanduar Ersi Sulejmani si njeriu afert i Blendi Klosit nje ish trafikant prostitutash dhe i lendeve narkotike. Ku ne shkoder njifet si mister 30% i cdo tenderi qe organizon Drejtoria Rajonale OSHEE Shkoder . Gjobites biznesesh ku kerkon 3 mije deri ne 5 mije euro bizneseve per mos ti ndjekur ne baz te ligjit si gjith abonentet e tjer kur ato kapen me shkelje.
Nje person imoral ku genjen vajzat e shkodres per nje vend punet ne kembim te seksit. Nje njeri ku ushtron presjon per ti larguar nga puna ne kembim te parave, sic hoqi elektricistin me 35 vite pune ne elektrik (Ferit Rama) ku pas stresit humbi jeten (infrakt). Po ju shkruaj ju z.S Berisha si zeri i vetem i se vertetes sepse mediat ndodhen akoma ne gjume. Me urdher te ketij drejtori mbi faturohen mijera abonent me te pa drejte per te mbuluar vjedhjen qe bejn disa biznese ne shkoder me mbrojtjen e tij. Me persona si puna e ketij drejtor (perdurues i rregullt i kokaines dhe imoral) po ben rilindjen e sistemit energjitik kryeministri yne shoku Edi Rama. Me rrespekt E.V.Anonim ju lutem”
Sigal