Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 56-vjeçari

418
Blutë e Tepelenës kanë arrestuar një 56-vjeçar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Petro Jankulla, 56 vjeç me banim në Athinë , Greqi. Sipas informacioneve, 56-vjeçari është prangosur në vendin e qujatur “Ura e Dragoit” në Tepelenë pasi drejtonte mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,për veprën penale të parashikuar nga neni 291 dhe 242 i Kodit Penal.
Sigal