Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 47-vjeçari

538
Nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Pandi Ciko, 47 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas në bulevard “Republika”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 807 FG, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Sigal