Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, shkakton aksident në Fier, pranga 44-vjeçarit (Emri)

497
Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar pasi përplasi me makinën e tij në gjendje të dehur një automjet tjetër.
Për pasojë në aksin rrugor Lushnjë -Fier, te rrethrrotullimi Plukut, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 888 OA, ka goditur mjetin tip Opel, me targa AA381CY , me drejtues shtetasin E.A, 34 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë Luan Arapi, 44 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, ndërsa nga kontrolli i testit të alkolit shtetasi Luan Arapi rezultoi në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Sigal