Drejt Anglisë me dokumenta të falsifikuara italiane, arrestohet 2 persona

505
Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar në flagrancë dy shtetas pasi gjatë kalimit kufitar të Shqipërisë me destinacion final Anglinë u kapën me dokumenta të falsifikuara.
Sipas policisë gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua Kartë Identiteti Italiane, Leje Drejtimi Italiane,Tesera sanitare, të cilat ishin të falsifikuara.
Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumenta ia ka bërë një shtetas kundrejt shumës 2000 Euro.
“Të arrestuarit janë Saimir Çuni 33 vjeç nga Lezha dhe Bylbyl Muja 40 vjeç nga Kukësi. Sipas policisë kufitare këta dy persona u paraqitën për të udhëtuar në kabinat e daljes nga R.SH në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal