Dosja “Riformato”, ja si u largua Sajmir Bajrami kur iu afrua polici

495
Dëshmitë në seancën gjyqësore ndaj Giorgio Riformatos, vijojnë të zbardhin detaje të reja para togave të zeza te Krimet e Rënda. Seancën e zhvilluar ditën e djeshme, u paraqitën për të dhënë dëshminë e tyre katër dëshmitarë, ku njëri prej tyre mësohet se ishte ish shefi i Sektorit të Krimeve në Komisariatin e Policisë së Divjakës.
I pari që u ul në karrigen e dëshmitarit ishte shtetasi Florian Driza. I pyetur nga prokuroria, ai tregoi se më datë 10 maj të vitit të kaluar, ai ishte thirrur nga një shtetas i identifikuar më pas si Sajmir Bajrami, për të marrë automjetin e tij të prishur me karotrec. “Ishte pasdite e datës 10 maj 2014, dhe vjen Sajmir Vidi (i njohur i dëshmitarit) bashku me një person tjetër. Ai më kërkon të flisja me personin që kishte pas, pasi duhet ta ndihmoja me një problem. Unë punoja me karotrec atë kohë. Aty unë flas me Sajmir Bajramin (e njoha pas ngjarjes së kush ishte) dhe më kërkon që shkonim të merrnim makinën e tij në hyrje të pyllit të Divjakës, pasi kishte probleme me freksionin. Marr karotrecin së bashku me djalin tim 6-vjeçar, dhe nisemi për atje. Kur shkojmë e bëhem gati të marr makinën, aty vjen policia dhe na ndalon. Kur pas pak unë shoh që Sajmiri u largua menjëherë në drejtim të pyllit”, është shprehur dëshmitari Florian Driza. 
Sigal