Dosja “Lazarati”, Prokuroria jep pretencën: 57 vite burg për “grupin e zjarrit”

516
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur sot hetimet për dosjen “Lazarati 2014” dhe ka lexuar pretencën me vitet e dënimit që ka kërkuar për secilin prej të dënuarve, të njohur si grupi i zjarrit.
Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka kërkuar 57 vite burg për pesë të pandehurit Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn.
Organi i akuzës, në pretencë kërkoi 14 vite burg për Arbjon Alikon, 13 vite burg për Gurgaz Skënderin, 11 vite burg për Enrik Skënderin, 11 vite burg për Alfred Prokon, dhe 8 vite për Beqo Brahimajn.
Pesë të pandehurit janë pjesë e grupit të Gate Mahmutajt, por procesi ndaj tyre ka vijuar i pavarur nga ai i kreut të grupit.
Gate Mahmutaj akuzohet edhe për vrasjen e efektivit të RENEA në vitin 2015, Ibrahim Basha. Pretenca e sotme nuk ka lidhje me vrasjen e oficerit të policisë gjatë përplasjes me armë në Lazarat, por lidhet me një operacion të policisë në 2014 ku u sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.
Sigal