Dosja e përgjimeve/ “I dua të vdekur të tre, të masakruar”, cilët kërcënon Habilaj

579
Shuma marramendëse parash për trafikun e drogës janë pjesa më e zakontë e bisedave që mund të lexosh në dosjen e përgjimeve të bandës së Habilajve në Itali.
Ky përgjim, pjesë e dosjes është bërë sërish në makinën “Fiat Bravo” me targë DG826NA në përdorim të Moisi Habilajt, regjistrim ambiental nga ora 14:00 deri në 16:21 të datës 25.10.2013:
Në makinë janë Mariglen Alimuçaj, Moisi Habilaj dhe Geni Pergjimi nis me një sharje nga Marigleni për dikë dëgjohet të thotë: Qelbësirat që na kanë…
Më pas ndërhyn Moisi Habilaj: Na varrosën dhe na lanë fëmijët rrugëve!… Ua q… do t’i kishim parë fëmijët tanë burra 20 vjeç (e ka fjalen nëse do t’i kishin kapur) Habilaj flet prapë: unë kam për të marrë 160 mije euro nga ky që…
Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?
Moisi: Duhet të shkojmë në poshtë dhe do t’i them Angelos (i referohet Busacca Angelo, ndr) për t’i marrë ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t’i bësh asgjë…
Habilaj imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë: Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet të vdesin fëmijët e mi… duhet të vdesë ky… duhet të vdesë ai)
Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!
Në bisedë më pas në bordin e makinës dëgjohen dialogje mes Meridian Sulaj dhe Armando Sulaj, nga të cilët verifikohet përfshirja e Armandos në transportin e ngarkesës së marijuanës.
Sigal