Dorëhiqen 4 drejtues të prokurorisë në rrethe

432
Drejtues të prokurorisë në katër rrethe të ndryshme të vendit, kanë paraqitur në mënyrë të beftë këtë të enjte dorëheqjen e tyre në zyrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla. Artan Shtrunza, drejtues i prokurorisë në Tropojë, Esmeralda Cami, drejtuese e prokurorisë në Dibër, Silvana Pani, drejtuese e prokurorisë në Përmet dhe Përparim Vukaj, drejtues i prokurorisë në Lezhë, që të gjithë kanë paraqitur dorëheqjen këtë të enjte. Që të katërt ata kanë paraqitur dorëheqjen për “arsye personale”, por vendimi mbërrin pak kohë pas publikimit të analizës vjetore të punës së Prokurorisë dhe në kulmin e debateve për reformën në drejtësi.
Sigal