Doli për të kullotur bagëtitë, gjendet i vdekur bariu në Gjirokastër

458
Një bari është gjetur i vdekur një ditë më parë në periferi të Gjirokastrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se 66-vjeçari K.Ç., i cili kishte dalë nga shtëpia për të kullotur bagëtitë, është gjetur i pajetë jo shumë larg nga banesa e tij në fshatin Jergucat, në Dropull.

Nga veprimet kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, njofton paraprakisht policia. 

Një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Sigal