Do transportonin në Zakynthos 15 kg drogë, në pranga 2 shqiptarët

411
Vazhdon trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqia. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia greke arrestoi dy shqiptarë me 15 kg marijuanë në rajonin e Ilias në zonën perëndimore të Greqisë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 38 vjeç dhe 42 vjeç.
Sipas policisë greke, droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion ishullin e Zakynthos.
Lënda narkotike transportohej me makinën në pronësi të 38-vjeçarit dhe ishte fshehur në bagazhin e automjetit, vlera e së cilës llogaritet rreth 38 mijë Euro.
Nga njoftimi zyrtar i autoriteteve greke, rezulton se 42-vjeçari shqiptar kishte kaluar ilegalisht nga mali kufirin shqiptaro – grek më 30 Gusht të këtij viti. Dy shqiptarët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. 
Sigal