Do trafikonte 722 kg kanabis, kapet anëtari i shtatë i bandës

441
Kapet bashkëpunëtori i shtatë i grupit të 6 trafikantëve, që u arrestuan më 29 tetor 2015, në vijim të operacionit antidrogë “Velçani”, ku u sekuestruan 722, 5 kg kanabis dhe tre armë zjarri. I ndaluari quhet Nikola Blacëri, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas – Pogradec. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 106, datë 07.03.2016, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal