Do të publikojmë videot orgji, 31-vjeçarja shqiptare në Greqi denoncon dashnorin dhe shokët….

581
Sigal

Një 31-vjeçare shqiptare në Greqi, e cili kishte marrëdhënie me një burrë të martuar dhe me dy fëmijë të cilin e kishte njohur në Facebook, është shantazhuar me një video seksi.

Sipas saj, i dashuri e kishte filmuar teksa kryenin marrëdhënie dhe po e shantazhonte. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos në verën vitit 2016.

Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet publik, tashmë ka denoncuar në polici se i dashuri e kërcënonte që të kryente marrëdhënie seksuale në grup, me të dhe dy miqtë e tij. Ajo shpjegon se që prej vitit 2016, për një vit resht ka marrë pjesë në orgji të paktën 4 ose 5 herë në muaj.

Sipas saj, 3 burrat e shantazhonin me videon që i kishin regjistruar që të kryente marrëdhënie me ta dhe e kishin detyruar të nënshkruante një letër ku thuhej se marrëdhënia e tyre ishte bërë me pëlqimin e saj kundrejt pagesës prej 20 mijë Euro, shkruan expres.

31-vjeçarja pretendon se nuk i ka marrë paratë dhe në Shkurt 2017 është shantazhuar sërish kur u largua nga ishulli dhe u rikthye më vonë.

Gjatë kallëzimit në polici, shqiptarja u tha hetuesve se të paktën dy prej videove të saj duke kryer marrëdhënie janë publikuar në faqe të ndryshme pornografike në internet.

Tre të dyshuarit u morën në pyetje për të shpjeguar akuzat e bëra ndaj tyre, ndërsa njëri nga ata dëshmoi se nuk e njeh gruan shqiptare.