“Do të marr fëmijët t’i dërgoj në Siri”, arrestohet 39-vjeçari në Shijak

399
DURRËS – Efektivat e Policisë së Komisariatit në Shijak kanë arrestuar sot një 39-vjeçar.
Ilir Shala, banues në Shijak, akuzohet se ka kërcënuar me armë të tipit automatik bashkëshorten e tij A.Sh., si dhe e ka kanosur se do të merrte dy fëmijët e mitur dhe do t’i dërgonte në Siri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 
Sigal