Djegia e makinës së biznesmenit në Vlorë, ja ç’u pa në kamerat e sigurisë

566
Makinës së biznesmenit Eduard Alikajt në qytetin e Vlorës i është vënë zjarri qëllimisht pas mesnate e si rrjedhojë, ajo është djegur në pjesëmn më të madhe të saj. Makina ishte Benz me tarfa AA 777 KP.
Policia e ka konstatuar ngjarjen në orën 1:00, pak pas mensate dhe ka nisur hetimet duke mbledhur provat. Puna e parë ka qënë kontrolli i pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë dhe aty është vërejtuar qartë se pranë makinës ka shkuar një person i maskuar me biçikletë.
Figura e të maskuarit pranë makinës pak minuta para shpërthimit të zjarrit e kanë shtyrë Policinë të besojë se bëhet fjalë për zjarrvënie.
Informacion paraprak nga Policia e Vlorës.
Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.A.. Mjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.
Sigal