Djegia e autobusit në Krujë, Apeli lë në burg shoferin

452
Shoferi Skënder Jonuzaj ka mbetur në burg. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit për shoferin e autobusit që u dogj një muaj më parë, ku humbën jetën 3 persona. Arrestimi i Jonuzaj u bë nga policia e Krujës e cila ka proceduar atë për shkelje të rregullave të sigurisë teknike. Më parë Jonuzaj kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë” arrest me burg”.
Tragjedia i mori jetën në vend një gruaje 65 vjeçare ndërkohë që dy të tjera humbën jetën në spitalin e Athinës ku ishin dërguar për mjekim më të specializuar. Ngjarja ndodhi më 27 maj nga e cila mbetën të plagosur e me djegie të rënda në trup 34 persona nga të cilat 11 janë shëruar në ambientet e spitalit ‘Diegie Plastikës’ në kryeqytet ndërkohë që 4 prej tyre ishin në gjendje të rëndë për jetën e për këtë arsye u dërguan në drejtim të Athinës ku 2 prej tyre nuk mundën të shpëtojnë.
Sigal