Djali vrasës para gjyqit: Në Farkë kuptova që ishte ende gjallë dhe e godita me çekiç përsëri’

662
Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Selman Aliajn, të riun që masakroi me çekiç babanë e tij dhe ia hodhi trupin në liqenin e Farkës.
Në seancë u lexua nga Prokuroria, dëshmia e vrasësit për vrasjen:
“E godita disa herë me çekiç dhe e futa në bagazhin e makinës. Kur shkova në liqenin e Farkës, e kuptova që ishte gjallë dhe e godita prapë me çekiç, për herë të katërt”. Babai më tha “gruan tënde do ta ndajmë më dysh”. 
Nga prokuroria mësohet se vrasësi kishte plane për të shkuar tek vëllai i tij në Gjermani dhe nuk donte të martohej, por i ati e kishte fejuar me zor. Selman Aliaj e kishte refuzuar fejesën, aq më tepër që i ati njihej si njeri me probleme në çift, ishte martuar dhe ndarë tre herë.
Avokati i Selman Aliajt tha se “ne mendojmë se Selman Alia ka probleme mendore dhe kërkuam ekspertizë mendore në momentin e kryerjes së vrasjes.”
Sigal