Djali masakroi babanë në Farkë, komshia e habitur: Çuna shumë të mirë, s’u dëgjohej asnjë fjalë

434
Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë kryeqytetit, ku një 28-vjeçar vrau me çekiç të atin dhe trupin e pajetë ia hodhi në liqenin e Farkës. Një ditë pas këtij krimi makabër, ka folur për mediat një komshije e familjes së viktimës, e cila shprehet se nuk ka dëgjuar kurrë shamatë dhe zënka prej tyre. Ajo thekson se familja Alija, ku ndodhi krimi, ishte e rregull dhe se nuk kishte bërë asnjëherë asnjë fjalë me ta. Sa i përket faktit nëse ka pasur ndonjë konflikt mes viktimës dhe djalit të tij, autor i krimit Selman Alija, ajo mohoi menjëherë, duke thënë se ka shkuar gjithmonë shumë mirë me ta.
“I kam parë gjatë, jo vetëm një ditë, dy-tre ditë. Mirë kanë qenë, as kam dëgjuar shamatë, asnjë gjë”, tregoi komshija për Report.tv.
Si familje, si kanë qenë?
Si familje i di të rregullt, unë s’kam bërë asnjë fjalë me të. Çunat shumë të mirë, hynin e dilnin, nuk dëgjohej asnjë fjalë.
A kanë pasur konflikt më parë, si babë e bir?
Jo unë s’di gjë. Unë si person, si shtëpi, se unë një djalë kam, kam shkuar shumë mirë me ta.
Si mendoni se ka ndodhur ngjarja?
Po ku di unë moj nënë. A ka rënë poshtë? Aty ka rregulluar shtëpinë. S’kam dëgjuar asnjëherë asgjë të keqe.
Me kë jetonte?
Me gruan, me katër djemtë, se vajzën e ka të martuar.
Sigal