Divjakë, mbytet 40-vjeçari

518
Një 40-vjeçar nga Krutja e Lushnjes humbi jetën paraditen e sotme në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”.
Ai ndodhej bashkë me vajzën e mitur 7-vjeçare kur është marrë nga rrjedha e ujit. Policia dhe pushuesit që ndodheshin në plazh arritën të shpëtojnë vajzën e tij dhe nxorën në breg edhe babain e saj, i cili ka ndërruar jetë. 
Një orë më pas, më në jug, në plazhin e Zvërnecit, ka ndërruar jetë një pushues. Nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, por dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe kardiake, pasi ky shtetas kishte probleme me zemrën. 
Viktima është një 82-vjeçar nga Fieri.
Sigal