Divjakë, i bie dega e pishës në kokë, humb jetën 81-vjeçari

Një 83-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti tragjik, pasi i ra në kokë një degë pishe. Ngjara e rëndë ndodhi në fshatin Kryekuq të Divjakës. Burime zyrtare bënë me dije se viktimë ka mbetur i moshuari me inicialet H.M.

Gjatë dëshmisë së tyre, familjarët thanë në polici se i moshuari ishte duke qëndruar në oborrin e banesës kur i ka rënë dega e pemës. Ndërkohë, policia vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.