Divjakë, dhunoi gruan në sy të fëmijës, arrestohet 35 vjeçari, emri

606
Eshtë arrestuar nga forcat e policisë një person në Divjake i denoncuar për dhunë në familje. 
Në njoftimin e policisë thuhet se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Elton Bita, 35 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.B, 34 vjeçe, në prezencë edhe të fëmijës së tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal
Sigal