Ditë e zezë në Fier! 20 vjeçari vetëvaret në shtëpi kurse adoleshentja qëllon veten me çifte

615
Kjo e enjte në Fier rezulton të jetë një ditë e zezë pasi janë deri më tani dy raste të vetëflijimit, e për më tepër flitet për dy të rinj, një djalë 20 vjeçar dhe një 17 vjeçare.
Djali me inicialet Sh.V është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga vetë familjarët. Pavarësisht se familja ka mundur ta kapë e lirojë të riun, 20 vjeçari ka humbur jetën në spital.
“Më datë 29.03.2018, ora 17:27 në fshatin Bishan në Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga ana tjetër po në Fier, në lagjen “8 shkurti”, një 17 vjeçare ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të saj. E shtëna nuk ka qenë vdekjeprurëse fatmirësisht. E reja aktualisht ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Bluzat e bardha e kanë çuar menjëherë adoleshenten në sallën e operimit dhe ende nuk dihet nëse ajo do të mbijetojë apo jo.
“Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier”, sqaron policia.
Sigal