Digjet një banesë pranë shkollës “Bajram Curri”, ska të lënduar

438
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur këtë pasdite pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Mësohet se shkak i djegies së shtëpisë është rrjedhja e gazit nga bombola. Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka neutralizuar flakët. Ndërsa, është bërë e ditur se nuk ka të lënduar.