Digjet në Vlorë një makinë ‘Ford’, shpëton shoferi

515
Një makinë është djegur mesditën e sotme në fshatin Panaja të Vlorës. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se rreth orës 14:10, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Novoselë-Vlorë, tek mbikalimi në Panaja, ka marrë flakë një makinë.

Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i policisë ka rezultuar se ka qenë mjeti tip ”Ford Focus”, me targë AA 875 NV, i djegur pothuajse pjesërisht, me drejtues mjeti shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Risili, Vlorë.

Nga zjarri në automjet nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit në automjet.
Sigal