Digjet në mesnatë mjeti i Drejtorit të Tatimeve

542
Sigal

ELBASAN-Një ngjarje e rëndë është shënuar një natë më parë në qytetin e Elbasanit, ku një automjet i një funksionari lokal është djegur si pasojë e një zjarri që mendohet të jetë i qëllimshëm. Burimet zyrtare konfirmojnë për “Telegraf” se, “rreth mesnatës, makina e zotit Xhemal Vyshka, Drejtor i Tatimeve në Elbasan, është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Mësohet gjithashtu se makina ka qenë e parkuar. Banorët kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e  ngjarjes për të hetuar shkaqet e djegies së automjetit. Në orët e para ët ditës së hënë e në vazhdim, policia ka thirrur për dëshmi mbi 10 persona, por ende nuk ka një pistë zyrtare të ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme e mund të lidhet me funksionin e Vyshkës. Era Çela