Sigal

Një automjet tip “Shevrolet” është djegur në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Mjeti me targa AA186 KF ishte parkuar pranë shtëpisë teksa ka marrë flakë.

Sipas burimeve, mjeti është në pronësi të shtetasit Evis Borici. Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.