Digjet i gjallë në banesë i moshuari i paralizuar në Tiranë

632
Një person i moshuar ka vdekur në Tiranë nga zjarri që ka kapluar banesën e tij, njofton Policia.
Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarrm.
Sic thuhet një njoftim, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Sigal