Digjet fabrika e ziftit te “5 Maji” dhe një punishte druri në fshatin Çerek

464
Një fabrikë është përfshirë nga flakët në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë. Raportohet se nga flakët e zjarrit është përfshirë një fabrikë zifti.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Shkaku nuk dihet ende. Ndërkohë, një tjetër zjarr është regjistruar sot në një punishte druri është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Çerek të Tiranës.
Mësohet se zjarri është përhapur në të gjithë punishten, duke shkaktuar dëmne të konsiderueshme. Pas marrjes ë njoftimit, 5 makina zjarrëfikëse shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Sigal