Digjet autobusi në Divjakë, shoferët zbulojnë shkakun shokues

550
Në Divjakë autobusët e linjës Cermë-Divjakë po digjen sapo hidhen në qarkullim. Nuk dihen ende shkaku i këtyre ngjarjeve, por shoferët thonë se kjo ndodh për shkak të konkurrencës. 
Ky është autobusi i tretë që digjet brenda tre muajve. Dy janë djegur tërësisht, ndërsa autobusi i tretë pjesërisht. Pronarët e tyre kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, por deri tani nuk janë zbuluar autorët. Djegia e autobuzëve urban të linjës Cermë-Divjakë ka ndezur frikën e shoferëve të kësaj linje. Leonidha Spaho dhe Viktor Prifti, janë shoferët e autobusëve, i fundit u dogj dy ditë më parë në rreth rrotullimin e Cermës. Dyshimet për djegien e urbanëve sipas tyre, bien mbi konkurrencën në treg. 
Pas djegies së autobusëve të fundit Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet ndaj disa shoqatave të linjës së transportit urban që operojnë në zonën Lushnje-Divjakë dhe Cermë-Divjakë. Konkurrenca për marrjen e linjës së transportit urban janë dyshimet e vetme edhe të pronarëve të autobusëve të djegur. 


Sigal