Digjet autobusi i linjës Sarandë-Konispol, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

422
Sigal

Një autobusi të linjës Sarandë-Konispol i është vënë flaka gjatë natës dhe është shkrumbuar totalisht.

Mësohet se ngjarja ndodhi në qendër të Konispolit dhe autobusi është pronësi të personit me iniciale Sh.H.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkohë që autorët janë ende të paidentifikuar.

Nga ana e policisë janë sekuestruar disa kamera sigurie të zonës përreth.