Digjen dy automjete në Sarandë, mbeten mister shkaqet

569
Sigal

Dy automjete janë djegur rreth mesnatës së të hënës në Sarandë në rrethana ende të paqarta.

Sipas Policisë, mësohet se, në rrethana ende që nuk dihen ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F.

Policia saktëson se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Më datë 15. 10. 2018, rreth orës 02:20, në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.